Partager l'article ! Aktualitete: Edrejta (gjysmake) e votimit Propozime të llojllojshme hasen vitet e fundit në Perendimin e industrializuar mbi të drejtën ...
drejtën e votimit për të huajtë. Nga të gjitha opcionet e propozuara, duke filluar nga
anët a majta, janë sa të pavënd aq edhe jashtë çdo të drejte të mirëfilltë. Për më tepër, një e drejtë e dhënë të huajve në nivel komunal ngatërron akoma më tepër situatën politiko-shoqërore
pasiqë ndanë më keq njeriun vendas (shih autokton) dhe "të huajin" në dy kutë të ndryshëm. Njëri nga qytetarët me të drejtë komunale por i cunguar në fushën më të lartë
kombëtare (shtetërore) e tjetri sovran i plotë. Projekt i këtillë aktualisht është në aprovim e sipër në Spanjë, diçka e ngjashme në Francë qëndron akoma si propozim-insistim i të majtës
dhe diskutimet janë në vlim, në Zvicër aplikohet vende vende por këtu kjo çështje don një studim të veçantë pasiqë e drejta e votimit jepet drejtpërsëdrejti nga komunat ose më gjërë nga kantonet
e kjo shkakton një të drejtë të ndryshme në gjiun politik federatif ku njësitë më të vogla politike janë më të emancipuara se federata. Në Norvegji nga 1978 : "të drejtë vote dhe të
zgjedhjes në votimet komunale dhe regjionale për rezidentët shtetas të Unionit Nordik me kusht të qëndrimit me kohëzgjatje prej tre vjetësh…". Teorikisht, në SHBA të
huajtë nuk kanë të drejtë votimi por në të vërtetë ky problem është i rregulluar më së miri me ligj tjetër. Këtu të huajtë me legalilizimin e qëndrimit e marin shtetësinë dhe kjo pyetje
rregullohet vetvetiu që në këtë moment.| Mai 2012 | ||||||||||
| L | M | M | J | V | S | D | ||||
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |||||
| 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | ||||
| 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | ||||
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | ||||
| 28 | 29 | 30 | 31 | |||||||
|
||||||||||
Komente, mendime