Ekologjia e kufomave

Publié le par r de t

Ekologjia e kufomave


Nga Reis Mirdita


http://filolet.com/Reis%20Mirdita.jpgJam idhtarë i ekologjisë dhe jam i bindur se një shumicë e njerëzimit është gjithashtu  por të kërkohet ajo në kurriz të kufomave, nuk është zgjidhja më e mirë e shmangies  nga ndotja, sidomos pa u vërtetuar saktësia e pohimeve që lansojnë  firmat e ndryshme të interesuara për fitime.


Dy teknologji të reja posa janë zbuluar për trejtjen e kufomës së njeriut dhe kështu kinse zvoglohet ndotja nga 35 gjer më 60% në krahasim me djegien ose balsamimin e saj. Metoda e zbuluar mundëson shkatërrimin (tretjen) me reduktim të konsiderueshëm të gazrave ndotëse. Ajo gjithashtu parandalon shpërndarjen në natyrë të dioksinës dhe zhivës e cila vjen nga mbushjet (plombimet) e dhëmbëve.


Teknologjia për të cilën bëhet fjalë u zhvillua nga sipërmarrja Britanike Cryomotion  e cila spjegon se bëhet fjalë për metodë të përdorimit të azotit të lëngët që bënë ngrirjen e trupit në –196°C dhe kështu e redukton atë në grimca të tharra. Kjo metodë, gjithënjë sipas kësajë firmë, është shum më ekologjike dhe nuk kushton më tepër se djegia. Kjo zgjidhje do të komercializohet nga viti 2012.


Një metodë tjetër e zbuluar më parë në Skotllandë nga firma Resomation nënkupton  zhytjen në një përzierje të ujit dhe hidrooksidit të kaliumit e gjithë kjo e nxehur 160-180°C me kohëzgjatje prej 3 orësh. Kufoma kështu zbërthehet në pluhur ashtor të cilin mund ta merr familja e të ndjerit.. Kjo metodë momentalisht ka gjetur përdorim në shtatë shtete të SHBA.

Informacionet që gradualisht janë duke zënë mjaftë hapësirë në mediat perëndimore për këto dy risi, s’janë tjetër vetëm një manipulim pyblicitar për kapjen e tregut të varrimit dhe qeset e hapura të familjarëve që nuk kursejnë në këto raste. Nëse kjo fillon të përhapet në botë, do të jetë më tepër dëm se sa dobi ekologjike. Pse?

a)     Shum krematoriume nxeftësinë për djegie e përdorin për nxemje qendrore në në distancë, pra te na i thonë : « një udhë e dy punë » ;

b)     pjesa dërmuese e shteteteve ku praktihohet në masë më të madhe djegia, kanë lëshuar ordonancat e tyre gjegjëse për tubimin e  zhivës me filtra të posaçme dhe ;

c)      statistikat e fundit në botë regjistrojnë për krematoriumet lirim të 6,8 million t. metrikë dioksid karbonik për çdo vit.

 

Mendoj se me të dy metodat e reja që reklamohen në botë, ndotja do të jetë shum më e madhe për shkak se akoma nuk është llogaritur i gjithë procesi kimik, fizik e material për arritjen e kushteve të trajtimit nga qendra shkencore të pavarura. Vetëm ato janë kredibile dhe vetëm atëherë do të dijmë me saktësi se cila është energjia e duhur për ftofje (-196°c për Cryomotion-in) ose për nxemje të lëngut të hidrooksidit të kaliumit (180°C për Resomation) dhe kjo do të jep rezultatet përfundimtare të (mos)ndotjes.

 

Kulminacioni i antagonizmës është e dhëna se të dy sipërmarrjet që propozojnë risitë e tyre ekologjike, janë firma fynerale. Nuk kam dëgjuar të propozojnë diçka ekologjike për ndërtimin e sarkofagëve e të mermerëve, t’i thjeshtësojnë ata dhe kështu të zvoglojnë  impaktin në ndotjen e natyrës…

 

Si do që të jetë e për fat, një pjesë e madhe e njerëzimit i përmbahet akoma metodës më të vjetër historike: varrimit të kufomës. Një pjesë e konsiderueshme nuk i përcjellin kufomat pa iu hjekur aparatet e inkorporuara në trup me intervencione mjekësore që ishin më se të nevojshme gjatë jetës së subjektit. Kjo ka pjesën e vet pozitive sidomos nëse këto materje (në të shumtën e rasteve metale) mos të hidhen por të tubohen për  reciklim. Kjo besoj do të ishte mënyra më e mirë të ruajmë një traditë krejt duke qenë ekologë të mirë.

 

Publié dans Vështrime

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article