Partager l'article ! Poezie argëtuese: Rreth e rrotull aty pari Saranda, në këmbë u çua pa hile aspak, e dashurua çun ...
Më andej pashë Vlorën,
këtë zonjushë të lartë
sa ëndërra e lumtur
e rrahur nga valët
e detit dhe të epshit.
Shkodër moj Shkodrane
që dridhesh në valle
të dashurisë me naze
ngadale… mos shko përpjetë
pa fletë!
apo vallë,
do të behesh Ikar?
Në Berat...
atje nga ferat
djelmoshat lëpihen
pas mjaltës së Bletës
Bleta kënaqet
edhe djelmoshat.
Dhe Pranvera
nxehet shpejt,
gonxha pëlcet
vasha skuqet
mer ngjyrë nga lulet;
natyrë dashuri,
sa begati.
Atje nga Tropoja
është bë modë:
çikat mbajnë trup-roja
po sikur ai të harrohet
nuk ka nen as nuk ka akt
cucën që e ndalon
truprrojtësin ta ndërron.
U këtheva n'det,
ku Ulqini(!) famshëm,
plazhën e ekspozon.
Ul mos rini!
Vajzën shihni
sa bukur i bie...
detit not.
N'Manastir kur hyp
Në Pelis-ter,
ngjitesh në t'shtatin kat,
në qiell
Po digjesh si n'fer
shpeshherë.
Rrugëve të ngushta të kijametit.
hap sytë Kërçovë e bukur
se çunat e gyrbetit
janë të hasretit,
të shpiejnë larg;
të puthin
dorën
s'pysin livadhet kur u korrën
drejtë vëndojnë
kurorën.
Struga dhe Drini
sinonime,
çupëzat buzë ujit
bukuroshin hetuen
bardhoshja n'ujë kërceu
-U laga shoqe!
-Oh - bërtiti tjetra,
s'je ndë kollomoqe...
Gjakovë ngjyra të shkon
bukur
Len Dita heret
çohet lartë Gëzimi
hiqet trishtimi
arterjet vlojnë
të qytetit
e rrugica e Had(r)um(n)it
plot…
Nga Peja
djemtë shkojnë
atje te Via, gra ka plotë
dhe marin shpesh
por çupat nuk duan
djem mehalle
e shkojnë në tjetër lagje
ku ska vi a(s) gra
po vetëm cuca e çuna
natura.
Kah Mitrovica
dojnë pizza
po çuni
gjeti mbi te qime
«ah çupë» bërtiti,
«qime plotë pica»
«he he», qeshi çupa
«mor budalla;
ke gjetë, ha (!),
edhe unë desha suxhuk
po qenke qebap».
U çel dera
nga Prishtina thanë:
"U prish Tina
se ndërroj dashnor».
Oh, po s'u bë kijameti
duhet ditur kimeti
se vasha kërkon bar
se jo mësallë.
Tetova legjendare
atje shetitu krenare
kush s'të njeh aq
bridh rehat
derdhu rrugëve sa kaq;
le t'pret fakulteti,
se s'bëhet gazepi;
rroftë qyteti
dhe adaleti.
Po Shkupi
ku vajzës i hupi
dukati,
dhe sahati
atje te godina
e më poshtë, ju dogj
lëndina!
Nëna tha "të shkoj te baba"
u ndal te Gazi Baba
të mbledh ara.
Emër vashe ska Tirana
po vasha plot nga Dajti
në vënd qëndrojnë
e s'bëjnë hapa.
kur bisedojnë,
se djemtë marin hapa
të mëdha;
se s'kanë vetura
të forta, të duhura.
për vasha...
oh ç'hata!
| Mai 2012 | ||||||||||
| L | M | M | J | V | S | D | ||||
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |||||
| 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | ||||
| 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | ||||
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | ||||
| 28 | 29 | 30 | 31 | |||||||
|
||||||||||
Komente, mendime