
Rrugës së pluhurosur zvariteshe
ledhatitshëm ngadal -ngadal,
fshehurazi më dhuroje buzëqeshje;
zemra mua më behej mal.
Dhe rruga e gjërë kur shkëputej,
me shiqim, që të ndjek më thirrje;
vazhdoja pas teje akoma më tej
gjer te këndi, aty më prisje...
Dikur

Në Ahishtë loznim si fëmi,
mëshifëshe, unë të kërkoja
me rradhë gjithënjë
nga një puthje e fitoja.
Në muzg tureshim ahishtës
si qingja, ujë te kroni pinim
dhe ngadal teposhtë pemishtës
në fshat, pa zhurmë zbritnim.
Vjollcës sime

Vjollcë e njomë pranverore
Aromë e lehtë e ngrohtë si jug
Bukuri e rrallë si rreze diellore
Mahnitëse si qielli në muzg.
Vjollcë për erë si ëndërr e bukur
E ëmbël si mjalta e bjeshkës
Krenari hyjnore ke flutur
Ti m'i shëron plagët e zemrës.
Kur u sëmura nga dashuria
Në njomësi të njoha
sa pa brënga jetoja

dhe pse kisha një shprazëti
duroja pa vështirësi.
Dhe kur ty të njoha
vehten time e robërova,

netë pa gjum kaloja
Ty të ëndërroja...
Sëmurje e shpirtit, dashuri
helm i përzier me ëmbëlsi;
vuajtje dhe ethe ke plot
por pa ty s'mundem dot.
Komente, mendime