Mardi 20 mai 2008
2
20
/05
/Mai
/2008
10:20
Shpresë
Kënaqësi hare
Trazirë
Dhëmbje
Lëndim
Shpirtit tim
Ëngjëll je
Edhe kulshedër
Edhe errësirë
Edhe shkëlqim
Varfërim
Edhe begati
Jetë
Edhe vdekje
E shpirtit tim
Një fluturzë, një skëterrë
Si fluturzë e lehtë ecje rrugës,
më mahnitje me freski behari;
me manushaqe e bëra një tubëz,
ta dhurova për së pari.
Pranë meje gjithmonë dashuri
plot gëzim ishte zemra ime,
s'kisha brengë vetëm lumturi
ti qe shpresë e jetës sime.
Më kot t'ëndërrova o engjull;
shkele dashurinë time virgjëre,
u largove nga sytë si një mjegull
lumturinë rinore, skëterrë ma bëre.
Rishtazi pa ty

Kaloi edhe kjo ditë,
e vrërët si teri
e tkurur si shtrigë
e flaktë si ferri
Vështirë të haroj ty,
premtimet që m'i dhe;
me lotë ri ndër sy
zëmrën të thyer ma le.
Hënën kërkoj për shoqëri,
yjet lyp me sy
por dhe nata me vrërësi;
rishtazi mbeta pa ty.
rmt
Par rmt
2