Kërko

Web-faqe miq

Lundi 19 mai 2008 1 19 /05 /Mai /2008 07:57
Citate dhe fjalë të urta:

  • Njeriu është më i fortë sepse është më i dobti.
  • Dashuria mer fund kur njëri mendon se mund të jetoj pa tjetrin.
  • Ngutesh ose jo; Viti i Ri do të na gjej të njëjtën kohë.
  • Më mirë i varfër e në këmbë se i pasur e përdhé.

    - - - - - - -  * * * - - - - - - -

  • Pas ca citateve, ju shpreh Mirëseardhje në blogun tim! Shpresoj se duke lexuar krijimet  e Juaja dhe të mijat, do të gjeni kënaqsi dhe argëtim të këndshëm. Ky blog nuk pretendon të jetë një gjigant germash por vetëm një kënd miqësor ku të gjithë kemi mundësinë të shprehim një mendim, ngjarje, humor, një poezi apo tregim e të tjera  pasuri nga jeta...

    filolet.ch

Par lrm - Publié dans : Poezi
Ecrire un commentaire - Voir les 3 commentaires
Mardi 20 mai 2008 2 20 /05 /Mai /2008 10:20

Shpresë
        Kënaqësi hare
Trazirë
        Dhëmbje
               Lëndim
Shpirtit tim

        Ëngjëll je
        Edhe kulshedër
Edhe errësirë
Edhe shkëlqim
       Varfërim
               Edhe begati
       Jetë
              Edhe vdekje
E shpirtit tim




Një fluturzë, një skëterrë

Si fluturzë e lehtë ecje rrugës,
më mahnitje me freski behari;
me manushaqe e bëra një tubëz,
ta dhurova për së pari.

Pranë meje gjithmonë dashuri
plot gëzim ishte zemra ime,
s'kisha brengë vetëm lumturi
ti qe shpresë e jetës sime.

Më kot t'ëndërrova o engjull;
shkele dashurinë time virgjëre,
u largove nga sytë si një mjegull
lumturinë rinore, skëterrë ma bëre.


                                                    Rishtazi pa ty

Kaloi edhe kjo ditë,
e vrërët si teri
e tkurur si shtrigë
e flaktë si ferri

Vështirë të haroj ty,
premtimet që m'i dhe;
me lotë ri ndër sy
zëmrën të thyer ma le.

                                                        Hënën kërkoj për shoqëri,
                                                         yjet lyp me sy
                                                         por dhe nata me vrërësi;
                                                           rishtazi mbeta pa ty.

rmt
Par rmt
Ecrire un commentaire - Voir les 2 commentaires

Prezentimi

Kalendari

Février 2012
L M M J V S D
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29        
<< < > >>

Krijo Blogun tënd

Komente, mendime

Rekomando blogun

Créer un blog gratuit sur over-blog.com - Contact - C.G.U. - Rémunération en droits d'auteur - Signaler un abus